Era Istrefi u shfaq me ngjyrat e flamurit të Kosovës në stadiumin Luzhniki në Moskë. Nga tribunat ku shikoi ndeshjen, pas performancës, Era ka publikuar një fotografi në Instagram ku shihej të bënte simbolin e shqiponjës me duar.
“Njohje për të gjithë. Dashuri për të gjitha kombet”, ka shkruar këngëtarja në legjendën e fotografisë.
Veprimi u mirëprit nga fansat shqiptarë në rrjetet sociale.
Por fotografia nuk e ka mbushur as orën e parë dhe është fshirë nga këngëtarja.
Por pse e bëri Era një veprim të tillë?
Po në Rusi, simboli i shqiponjës me duar u kushtoi me gjoba dy futbollistëve kosovarë të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, pasi e bënë atë kur shënuan nga një gol ndaj Serbisë, në fazën e grupeve.