Muzikën e Xhakës nuk e njeh as Shazam

Muzikën e Xhakës nuk e njeh as Shazam

Granit Xhaka është i njohur për shijen e tij muzikore. Futbollisti i Arsenalit asnjëherë nuk e huq rastin për të dëshmuar se dëgjon tallava dhe muzikë ballkanike, pavarësisht se a është në Angli, Zvicër apo Kosovë.

Sot ka dalë një video e Xhakës duke u kënaqur me tinguj që duket se janë ballkanikë ose rome, mirëpo, është e pamundshme të dihet se për cilën këngë është fjala.

Madje Insporti ka shkuar një hap tutje dhe ka testuar nëse Shazam, aplikacioni që i njeh shumicën e absolutë të këngëve të regjistruara ndonjëherë, e njeh këtë melodi me të cilën Xhaka po kënaqej, mirëpo, e tëra çka del në Shazam është “No result”.

Videon e Xhakës duke u kënaqur me tinguj që as Shazami nuk i njeh, e ka publikuar Insporti.