Këngëtarët i quajnë koncerte performancat në “shkuma party”

Këngëtarët i quajnë koncerte performancat në “shkuma party”

Enca Haxhiu, si duket mjaftohet edhe me një numër teje të vogël të publikut, për të performuar para tyre.

“Shkuma party”, tashmë janë bërë trendi në çdo vend bregdetar ku njerëzit zgjedhin t’i kalojnë pushimet, e disa prej këngëtarëve tanë, po konsiderojnë si mundësi për të mbajtur koncerte.

“Dua” ishte kënga me të cilën Enca kishte bërë të këndojë atë pak numër publiku, të cilët shihej qartë se ishin fansa të saj.

Të tjerët, po shijonin ndejën nga larg, pa i’u ofruar skenës ku po performonte këngëtarja.

Por, nuk është kjo e vetmja këngëtare shqiptare, që di të kënaqet me kaq pak masë para të cilës ka për të performuar.

Në të tilla ‘party’, janë parë edhe Adelina Tahiri, Genta Ismajli, e shumë emra të tjerë, të cilët kanë postuar foto të ndryshme teksa po argëtoheshin vetë ato.