‘Dilleri’ i drogës shfajëson veten: Demi Lovato e dinte se marrja e pilulave ishte e rrezikshme

‘Dilleri’ i drogës shfajëson veten: Demi Lovato e dinte se marrja e pilulave ishte e rrezikshme

Njeriu që furnizoi Demi Lovaton me drogë natën që ajo kaloi në mbidozë, thotë se ajo e dinte saktësisht se pas tabletave që po merrte, gjërat po bëheshin më të rrezikshme.

Brandon Johnson i tha fotografit tonë, se Demi i kishte shkruar në 4 të mëngjesit dhe i kishte kërkuar të vinte.

Ai tha se e kuptone arsyen e vizitës, andaj me vete mori pilula, të cilat më pas i bën shfrytëzuan së bashku. Ai la të kuptohet se të dy së bashku kanë marrë droga, madje kishin patur edhe marrëdhënie.

Burimet për TMZ, mohojnë kategorikisht se ka pasur marrëdhënie intime midis tyre.

Sa i përket pilulave, Johnson thotë se ato nuk ishin produkte farmaceutike, por shumë më të forta.

Johnson famëkeq, pilulat i sillte nga Meksika, disa prej të cilave përmbanin fentanyl.
Johnson thotë se ai u largua rreth orës 7 ose 8 në mëngjes, kur Demi po flinte pa asnjë shenjë ankthi.

Një asistent e gjeti Demin në ankth të thellë rreth orës 11:30, 24 Korrik dhe telefoni 991.
Ajo thuajse ishte e vdekur, andaj duhej të ringjallej nga Narcan.

Ne zbuluam ngjarjen…Demi Lovato dukej e sforcuar nga Oxydone i përzier me fentanyl e furnizuar nga Johnson.

Demi tani është jashtë spitalit dhe është shtruar në një institucion rehabilitimi jashtë shtetit.

Shumë miq të Demit, i kanë treguar TMZ se e njihnin Johnson dhe ai po e bënte të varur vazhdimisht dhe ky ishte një lajm i keq, andaj bën gjithçka në forcat e tyre që ta mbanin atë larg tij.

Johnson ishte arrestuar në Mars, një muaj para dyshimit se ai ishte i lidhur me këngëtaren, me një sasi armësh, droge e parash të gatshme.

Kur policët e kapën, dyshohej se kishte narkotikë, një pistoletë gjysmë automatike të mbushur, dhe $ 10k në xhepin e tij, e në shtëpinë e tij u zbuluan më shumë armë, dorgj dhe municion.

Ai u arrestua gjithashtu në qershor dhe u akuzua për BDI dhe posedimin e kokainës./Insajder.com