Shumica e njerëzve mendojnë se e njohin mirë Dukeshën e Cambridge, Kate Middleton.
Duke qenë se jeta e saj është kaq publike dhe ka aq shumë interes për të mësuar rreth saj, ndjekësit më të zjarrtë të pallatit mbretëror dinë pothuajse çdo gjë për të.
Mirëpo, ka diçka që ndoshta ju nuk e keni vënë re, pasi Dukesha me siguri është treguar shumë e zonja për ta fshehur.
Në vitin 2011, u vu re tek Kate një shenjë mbi rrethin e flokëve në anën e majtë të kokës. Kritikët u shprehën asokohe se mund të jetë si pasojë e parukes që mund të jetë vendosur keq.
Gjithsesi, pallati mbretëror ka folur rreth kësaj shenje 7 centimetra të Dukeshës Kate.
Ata kanë dhënë si arsye një operacion të Kate kur ajo ishte fëmijë. Mirëpo, thuhet se shenja mund t’i jetë shkaktuar nga një tjetër operacion për heqjen e një nishani. E vërteta e kësaj shenje mbetet enigmë.