Një djalë nga Kolumbia ka prerë hundën dhe veshët, si dhe ka bërë tatuazh të zi rreth syve që fytyra e tij të duket si kafkë. Kalaca Skull, emri i vërtetë i të cilit ës" />

Pret veshët dhe hundën për t’u dukur si kafkë

Pret veshët dhe hundën për t’u dukur si kafkë

Një djalë nga Kolumbia ka prerë hundën dhe veshët, si dhe ka bërë tatuazh të zi rreth syve që fytyra e tij të duket si kafkë.

Kalaca Skull, emri i vërtetë i të cilit është Eric Yeiner Hincapie Ramirez, është një artist tatuazhesh që ka bërë procedura kirurgjikale ekstreme në dy vitet e fundit, thjesht për faktin se i kishte shumë qejf kafkat kur ishte i vogël.

22-vjeçari nisi të bënte modfikime vetëm pas vdekjes së nënës, e cila nuk e lejonte kurrsesi që ai të “mbulonte me art” fytyrën.

“Për mua, kafka është si motër, pjesë e familjes. Ndihem shumë i lidhur me kafkat, prandaj vendosa që të bëja këto modifikime”, thotë Kalaca Skull.