Vera 2018 me hite erotike

Vera 2018 me hite erotike

Artistët e rinj, në estradë, po shtohet dita-ditës, e bashkë me ta edhe tendenca për të thyer sa më tepër ‘tabu’ me videoklipet që kanë përmbajtje eksplicite.

Nuk janë të rralla, sot, projektet e artistëve shqiptarë, që realizohen për t’u shikuar më tepër se sa që ke mundësi dëgjimi e argëtimi me muzikën e tekstet e tyre.

Madje, disa prej tyre, që së fundi, kanë thyer çdo limit shikimi shkaku i pamjeve erotike, e me raste edhe mund të cilësohen si videoklipe me ‘pullë të kuqe’.

“Dua”, është projekti i Enca Haxhiut, i cili brenda ditës, i’a theu vetë këngëtares rekordin në projektet e saja të më hershme.

Skenat erotike, të trajtuara në këngën e Encës, këngëtarja i komentoi si paraqitje krejt normale, pavarësisht reagimeve që njerëzit i patën, që pas publikimit të saj.

E të njëjtën pritshmëri, ku shpërthyen një ‘mal’ komentesh negative, e pati edhe kënga e reperëve Blunt dhe Real 1 “Tululu”, skena krejt të pacensuruara, ku shihen femra të zhveshura.

Edhe dyshja në fjalë, arsyetuan çdo pamje të atij videoklipi, duke e cilësuar të ngjashme me videoklipet e vendeve ndërkombëtare.

Reperi nga Shqipëria Noizy, është një tjëtër emër që hyn në listën e realizimit të këtyre videoklipeve, gjë që herë të tjera nuk e ka praktikuar, bazuar në stilin e repit që ofron.

“Pa ndjenjë” një tjetër këngë me videoklip me skena të papërshtatshme për syrin e audiencës, është edhe ai i Beatrix Ramosaj. Protagoniste, është vetë këngëtarja në fjalë, teksa pozat eksplicite, i ka realizuar vetë ajo.

Video KËTU.