Ledri Vula revoltohet me fansin që e gjuajti me cigare në koncert

Ledri Vula revoltohet me fansin që e gjuajti me cigare në koncert

Reperi i njohur Ledri Vula, si asnjëherë tjetër, është revoltuar me një fans në njërin prej koncerteve të fundit.

Hedhja e një cigareje, në drejtim të tij gjatë kohës kur ai po performonte, si duket e acaroi Ledrin.

Ky gjest, u bë shkas, që reperi të reagojë në drejtim të personit.

Një video që reperit i’u publikua në Instagram, tregon më së miri reagimin e tij, derisa nuk janë të pakta komentet negative për gjestin e bërë ndaj Ledrit.

Por, nuk ishin të paktë edhe komentuesit të cilët nuk arsyetuan reagimin e reperit të njohur.