Duke përfunduar sezona, këngëtari dhe bashkëshortja e tij po i shfrytëzojnë edhe këto ditë për pushim.
Neki Emra dhe bashkëshortja e tij, Zana po pushojnë në Punta Cana, vendin e bukur në Domeninkën Republikane.
Ata po pushojnë pas një sezone me mbrëmje të shumta muzikore të këngëtarit, e ndërsa është folur për ndarje ata shihen shumë të lumtur në krahë të njëri-tjetrit, shkruan Gazeta Express.
Çifti ka tre vjet që janë martuar, e megjithëse duket se gjithçka po shkon mirë mes tyre, ata ende nuk kanë fëmijë.
Këngëtari së fundi ka publikuar një këngë të re, baladën e bukur “Papritmas” që është pritur shumë mirë nga publiku.