
Adelina Ismaili, sikur u paralajmërua një ditë më parë, e mbajti fjalën dhe ishte e pranishme në Paradën e Krenarisë.
Ajo shkaktoi shumë kënaqësi dhe emocion nga ana e pjesëmarrësve të paradës, por njëjtë ndihej edhe ajo. “Kjo ngjarje ka kohë që i ka munguar këtij, është kënaqësi të jem pjesë e saj” tha ajo.
Rëndësia e kësaj ngjarje është shumë, është e rëndësishme që njerëzit ta thonë të vërtetën, dhe jo vetëm sa i përket orientimit seksual, por në çdo aspekt tjetër jetësorë, tha Adelina Ismaili në intervistën për Insajderin.
Ajo mendon që parada në thelb do të arrijë të lëkund mentalitetin e fshehtësisë që është instaluar paksa mekanikisht te ne.
Liria nuk mund të ndikojë kurrë negativisht, është shtypja ajo që i shtyn njerëzitë në situata të skajshme.