Morena Taraku mori dhuratë të veçantë nga Federata e Futbollit të Kosovës

Morena Taraku mori dhuratë të veçantë nga Federata e Futbollit të Kosovës

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku, është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale.

Së fundmi, Taraku ka treguar se ka pranuar një dhuratë nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Ata i kanë dhuruar një fanellë të Përfaqësueses së Kosovës, me mbishkrimin “M.Taraku”.

Modelja ka falënderuar ekipin e Kosovës për këtë dhuratë kaq të veçantë dedikuar asaj.

Sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të zhvillohet ndeshja e madhe në mes të Kosovës dhe Maltës, dhe me siguri Morena do të jetë e pranishme.

Taraku tash e sa kohë është zhvendosur në Stamboll të Turqisë, ku është duke punuar atje për projektet e reja.