Pas aludimeve nga publikimi i fotove nga këngëtari Capital T se ishte në lidhje me Marija Kolinovic, ajo ka publikuar një seri fotografish me në Instagramin e saj në lidhje me keto thashetheme.
Ajo po ashtu ka publikuar në Insta Story se sa të mbushura do të jenë spitalet e Kosovës pasi u janë thyer zemrat vajzave, duke i publikuar lajmet e portaleve të ndryshme. Në fund ajo ka dhënë një qëndrim të saj duke shuar spekulimet në lidhje me këngëtarin e njohur kosovar.
“Njerëzit kanë qenë duke folur për orë të tëra për lidhjen time me Trim. Ky është qëndrimi im në lidhje më këtë. Trimi ëshë një djalë shumë i mirë mirëpo lidhja jonë ka një pasqyrë profesionale. Unë kam një të dashur dhe ky është ai. Kaq kam të them”.