Shaolin Gang publikojnë këngën “1 2 3” – nuk kemi nevojë për videoklipe që të hyjmë në histori

Shaolin Gang publikojnë këngën “1 2 3” – nuk kemi nevojë për videoklipe që të hyjmë në histori

Dyshja e njohur si Shaolin Gang kanë publikuar këngën e tyre të re,mirpo kësaj radhe pa videoklip.

Kënga titullohet “1 2 3” dhe ka një tekst mjaft eksplicit, që është shkruar nga vetë artistët ndërsa Florent Boshnjaku ka punuar në maksimum.

Pak momente më parë ata kanë shkruar në profilin e tyre në Instagram se nuk kanë nevojë për videoklipe që këngët e tyre të hyjnë në histori.

Ndërsa ata po tentojnë që me “1 2 3” të hyjnë në histori dhe po tregojnë se nuk po jetojnë në vitin 2015, por janë në planetin Namek shumë vite para artistëve tjerë.