Enca publikon videoklipin “Kujt po i han”, në bashkëpunim me Don Phenom

Enca publikon videoklipin “Kujt po i han”, në bashkëpunim me Don Phenom

Enca Haxhia dhe Don Phenom sapo kanë publikuar videoklipin e këngës “Kujt po i han”

Pritjes së fansave të dyshes tashmë i erdhi fundi, ngase dy artistët e tyre të pëlqyer publikuan videoklipin e paralajmëruar.

Tekstin e këngës e kanë shkruar Enca dhe Don Phenom, për melodinë është përkujdesur Enca, kurse videon e ka realizuar “ProVideo”.

Në klipin e kësaj kënge, këngëtarja vjen si çdo herë atraktive, duke i vënë në pah format e saj trupore.