Ariana Grande prish fejesën me Pete Davidson

Ariana Grande prish fejesën me Pete Davidson

Ariana Grande and Pete Davidson janë ndarë dhe si pasojë fejesa e tyre është prishur, raporton People.

Qifti që u fejua në qershor pas disa javësh të lidhjes së tyre, mori vendimin e përbashkët për t’i dhënë fund lidhjes këtë vikend.

“Ishte shumë shpejt për ta,” ka thënë një burim i afër për People. “Përfundimi i lidhjes nuk ishte shokues për askë”. Grande dhe Davidson ende nuk i kanë konfirmuar lajmet.

Ky ishte një vit i rëndë për Grande, ish i dashuri i të cilës Mac Miller, u nda nga jeta në shtator të këtij viti, në moshën 26 vjeçare, si pasojë e overdozës.