"Twitter" shprehu vendosmërinë për mbylljen e pikave të basteve deri në J" />

Eva Murati i reagon kryeministrit Rama për emojin me gishtin e mesit

Eva Murati i reagon kryeministrit Rama për emojin me gishtin e mesit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes rrjetit social “Twitter” shprehu vendosmërinë për mbylljen e pikave të basteve deri në Janarë, teksa në postimin e tij përdori edhe disa “emoji”. Njëri prej tyre ishte jo edhe aq i përshtatshëm, pasi tregonte gishtin e mesit.

Pas këtij postimi ka patur shumë reagime në rrjetet sociale, ku mes tyre është edhe moderatorja e njohur e Tring dhe Vizion Plus, Eva Murati.

Murati teksa poston statusin e Edi Ramës me mbishkrimin “Tallje barbare:”, shkruan se kryeministri duhet të jetë një shembull, e jo një faqe humori që përdor këto simbole.

“Edi Rama je kryeministër, presupozohet të jesh një shembull për tu ndjekur!! Këtë simbolin nuk na e dërgon një faqe humori, na e dërgon kryeministri ynë, kryeministri. Turp!”