Pasi Dafina dhe Noizy i kanë rregulluar raportet, ja çfarë ka bërë reperi për të

Pasi Dafina dhe Noizy i kanë rregulluar raportet, ja çfarë ka bërë reperi për të

Noizy dhe Dafina Zeqiri nga ‘armiq’ janë kthyer në miq shumë të mirë.

Këngëtarët Dafina Zeqiri dhe Noizy dihet se dikur raportet nuk i kanë pasur edhe aq të mira, madje reperi shqiptar kishte drejtuar fjalë të rënda për të në njërën prej këngëve kur po bënte ‘dissa’ me disa prej reperëve shqiptarë, atë kohë kur Dafina ishte e lidhur me Ledri Vulën.

Mirëpo sot dyshja i kanë rregulluar raportet, madje derisa Duffye po e paralajmëronte këngën e re ishte Noizy ai i cili e ka përkrahur.

Edhe tash kur projekti muzikor ‘Kurgjo nuk kallxojna’ është lansuar në Youtube, Noizy e ka publikuar në Instagramin e tij dhe i ka ftuar ndjekësit ta dëgjojnë.