Katër frika të zakonshme që mund ta përkeqësojnë ankthin

Katër frika të zakonshme që mund ta përkeqësojnë ankthin

Kur e mendojmë fjalën ankth, simptomat që na kujtohen janë rrahjet e përshpejtuara të zemrës, ngushtimi i krahërorit, djersë të ftohta dhe paaftësia për tu fokusuar. Shumica e njerëzve, edhe nëse nuk janë të diagnostifikuar, kanë përjetuar ankth shpesh herë gjatë jetës.

Sipas Anxiety and Depression Association të Amerikës, ankthi është një prej çrregullimeve mentale më të shpeshta. Megjithatë vetëm 37 përqind prej këtyre rasteve trajtohen , thuhet në blogun iheartintelligence.com.

Më posht po ndalemi te disa frika të zakonshme që përkeqësojnë ankthin, pavarësisht nëse jeni duke u trajtuar në mënyrë profesionale, sepse ndonjëherë të jesh i vetdishëm për shkaqet, ndihmon shumë në tejkalimin e këtij çrregullimi në përditshëmëri.

  1. Frika që mund të ndodhin gjëra të këqija

Shpesh njerzt që thjesht tentojnë të paramendojnë skenarin më të keq të mundshëm të situatave, përfundojnë duke u obsesionuar me të. Kjo ndodh aq natyrshëm, sa ne mund të përfundojmë të zënë në kurth dhe të arrijmë në një situatë vuajtje të panevojshme.

Në raste të tilla, duhet tentuar të shihen alternativa të tjera, sepse gjithmonë, ku ka problem ka edhe zgjidhje, por është ankthi që na bën situatën të duket pa rrugëdalje

  1. Frika prej asaj se çfarë mund të mendojnë të tjerët për ne

Njerëzit që kanë ndjeshmëri më të madh ndaj ankthit janë zakonisht persona që tentojnë të kënaqin të tjerët. Ata dyshojnë në vetë dhe kanë mungesë vetbesimi. Ankthi social në përgjithsi shkatohet prej frikës nga kritika.

Kur merrni kritika negative, mundohuni t’i përdorni për tu zhvilluar në kuptimin pozitiv. Merrni frymë thellë dhe mos lejoni të ju ndikojnë në humbjen e besimit ndaj vlerave tuaja. Përqendroni vëmendjen te ndryshimet e mira që do të bëni te vetja.

  1. Frika se nuk jeni mjaft i mirë

Frika nga gjykimi i të tjerëve është pika kyqe e ankthit. Pas krikës, personi në ankth fillon të analizoj dhe stërmendoj situatat e kaluara, dhe të pendohet për fjalë a veprime.

Rritja e vetbesimit do të thotë t’i lejosh vetes të gabosh. Duhet pranuar që ne, si çdokush tjetër kemi dobësi, sepse është njerëzore. Të falesh veten mund të jetë gjëja më e vështirë në botë, por në të njejtën kohë, është dhurata më e mirë që mund t’i bëni vetes.

  1. Frika nga të marrja e vendimeve të gabuara

Kur personi ankcioz tejanalizon veprimet e veta, ndodh që ata të paralizohen në situata, dhe nuk arrijnë të veprojnë. Dyshimi e ushqen frikën e të vepruarit gabim, por shpesh, është më mirë të marrësh veprime të gabuara, se sa të jesh i paaftë për të vendosur.

Nëse e gjen vete të ngulfatur nga problemet, dhe zhyteni në mendime pa zgjidhje, atëherë tentoni të merrni një letër dhe laps dhe të shkruani pro-të dhe kontra-të e situatës. Kjo do të ndihmojë edhe më shumë në situatat e ardhshme të vështira.

Si përfundim; antkthi shkaktohet prej frikave që akumulohen brenda nesh. Filloni të mendoni cila është frika, pre e së cilës keni rënë.