Paditet Gigi Hadid, shkel të drejtën e autorit

Paditet Gigi Hadid, shkel të drejtën e autorit

Modelja postoi një mesazh të gjatë në Instagram ku denoncon sjelljen e paparacëve, të cilët kanë ndikim mendor dhe emocional te personat që fotografojnë gjatë gjithë kohës.

Ajo ankohet se është shumë stresues fakti që, është objekt fotografimi sa herë që del nga shtëpia. Hadid shkruan se ajo është hedhur në gjyq për ripostimin e një imazhi në Instagram-in e saj dhe për të cilën nuk kishte të drejtën e autorit.

“Dje më tha menaxheri që po ndiqem penalisht për postimin tim të fundit në Instagram (që e fshiva). Fotoja ishte nga një paparac dhe isha unë në rrugë, jashtë një eventi javën e kaluar. Për dikë qw fotografon, ku unë doja të tregohesha e hapur dhe më padit për një foto që e gjeta në Twitter (pa emrin e fotografit të shkruar në imazh), për një foto për të cilën ai është paguar nga kushdo që e postoi në internet, është absurde… Nëse personi thjesht do të komentonte në foton time, do të isha e lumtur ta bëja “tag” dhe t’i jepja të drejtën e autorit”, shkruan në deklaratën e saj Gigi.

Modelja tregon se pavarësisht që kupton punën e saj dhe raportet që duhet të ketë me publikun dhe fotografët, ajo thekson se shpesh situata kthehet në një stres dhe ndikon në gjendjen e saj emocionale.

“Këta njerëz bëjnë para me ne çdo ditë, legalisht duke nga përndjekur kur hymë dhe kur dalim. Nuk është folur mjaftueshëm për ndikimin mendor/emocional që ky presion ka te njerëzit, ditët që kam qëndruar brenda sepse nuk doja të më fotografonin”, shkruan modelja”

Gigi e mbyll deklaratën e saj duke kërkuar më shumë privatësi dhe respekt nga paparacët:.

“Për paparacët, e kuptoj që kjo është sesi jetoni dhe e respektoj që kjo është diçka që duhet ta pranoj me punën time. Por ka një kufi. Jemi të gjithë qenie njerëzore dhe ndonjëherë do shumë kurajë për të bashkëpunuar me ju, për shkak të pakënaqësisë që ndjej nga eksperiencat negative që kam kaluar”.