
Aktorja dhe këngëtarja Zoe Kravitz ka pozuar e zhveshur për revistën Rolling Stones, duke rikrijuar kështu fotosesionin ikonë të nënës së saj.
Nëna e saj, Lisa Bonet, aktore dhe modele, pozoi për revistën e njëjtë para 30 vitesh, ku shfaqet lakuriq, e mbuluar vetëm më një pëlhurë të hollë.
Për dallim prej së ëmës, Zoe është shfaqur tërësisht e zhveshur me një ngjajshmëri të jashtëzakonshme me të ëmen.
‘Life imitates art’ thuhet në kaptinën e llogarisë së Zoe në Instagram, ku ajo ka postuar të dy ballinat, të veten dhe atë të nënës së saj.
“Gjihtmonë e kam dashur atë ballinë. Kur mendoj për Rolling Stone ai është imazhi që më bie menjëherë ndër mend. Është një imazh mahnitës i saj. Është shumë e bukur” ka thënë ajo për ballinën e viteve 88’ të Rolling Stones.
Zoe është fëmijë nga martesa e parë e Lisa Bonet me Lenny Kravitz.