Konflikti mes Encës dhe Noizy-t u bë publik në fillim të vitit 2017, mirëpo këngëtarja sqaroi për herë të parë arsyen që lindi konflikti që pati me Noziyn
Gjatë një interviste për emisionin “NIN”, këngëtarja shqiptare tregoi se nuk e cilëson Noizy-n si armik, por nga ana tjetër thotë që nuk mund të bashkëpunojë më me të.
E pyetur si u përjashtua nga grupi i repit “OTR”, Enca tha:
“Nuk jam përjashtuar, se nuk më përjashton askush prej vendit tim. Kemi pasur suksese të mëdha bashkë, jam shumë krenare për ato suksese, fotot në Instagram i kam akoma”.
“Kisha një lidhje shoqërore dhe profesionale me atë artist, për mua ishte zhgënjim i madh. Dhe vetëm për respektin që kisha, për çfarëdo suksesi që ne kemi ndërtuar bashkë, nuk kam folur apo nuk kam thënë fjalë të këqija, se nuk kam frikë”.
Enca tregoi se mes saj dhe Noizy-t nuk pati asnjëherë një sqarim, pasi ky i fundit nuk pranoi që t’i dilte në takim.
“Në momentin që mua një person, kushdo qoftë ai, nuk më respekton dhe më hedh poshtë për asgjë, kjo tregon se ne nuk kemi qenë kurrë miq. Dhe unë nuk doja të isha më pjesë e atij grupi. Se mesazhi që mua më erdhi ishte: “Më kërko falje publikisht ose do shkruaj diçka në Instagram”. Replika ime ishte, “Hajde të takohemi, ta flasim këtë gjë nga afër”, por jo të gjithë kanë pjekurinë, inteligjencën dhe dashamirësinë time. Ndoshta në atë moment unë kuptova, jo që humba një shok, por kurrë se kam pasur një shok. Ishte diçka që u bë shumë e madhe. Thjesht harroje i thash. Në momentin që ti nuk respekton një femër, ti i tregon të gjithëve që është okej ta bësh këtë edhe kur nuk është”, u shpreh Enca/Insajderi.com