Emrat e njohur shqiptar bëhen së bashku për nder të 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut
Insajderi
Gjithë kombi shqiptar krenohet me emrat e tyre në botë dhe Dua Lipa, Ermal Meta, Inva Mula, Olen Çezari, Ramë Lahaj, Genc Tukiçi, Eno Peçi, Elhaida Dani, Lorik Cana dhe Erza Muqolli do të mblidhen bashkë për një koncert.
Artistët e famshëm shqiptarë do të mblidhen më 19 nëntor në orën 20:30, në Teatrin Argentina në Romë për një shfaqje madhështore. Si rrallëherë ata po mblidhen për një koncert kombëtar në nder të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Skënderbeut.
Ishte tenori Ramë Lahaj ai që njoftoi lajmin në rrjetin social “Instagram” duke shkruar: “Tok së bashku për Skënderbeun”/Insajderi.com