Loredana Zefi po arrin suksesin ndërkombëtar, pasi është nominuar për BEST HIP HOP ACT në Gjermani.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperja përmes një postimi në Instagram, ku u ka kërkuar fansave ta mbështesin në këtë garë.
Loredana është jo vetëm shqiptarja e vetme e nominuar për kategorinë BEST HIP HOP ACT, por edhe femra e vetme e nominuar për këtë kategori.
Në një postim në Instagram, Loredana falënderon në gjermanisht të gjithë mbështetësit ndërsa shprehet se nuk i intereson vendi i parë, por fakti që fansat e pëlqejnë muzikën e saj.