"Distanca" mori më shumë se dy milion klikime për një javë
Kënga më e re e Gjikos, “Distanca” e cila erdhi edhe me një videoklip ka marrë klikime të shumta.
Videoja ku bashkë me të aktron edhe tashmë bashkëshortja e Gjikos, Elita Rudi, të kujton videot aksion dhe morri vëmendje të madhe.
Qifti që para dy muajsh i ka dhënë fund beqarisë, konfirmuan me këtë video që po bëhen prindër dhe kështu “Distanca” mori më shumë se dy milion klikime për një javë.
Kënga është prodhim i producentit të hiteve, BigBang në shtëpinë, RedBox, ndërsa klipi u punua nga Entermedia.