Leonardo Dicaprio është urdhëruar të rikthejë miliona dollarë të cilat supozohen se janë përdorur për të financuar filmin e tij “Wolf of Wall Street”. Gjithashtu raportohet" />

Di Caprio nën hetime për zhdukjen 3.5 miliardë dollarëve

Di Caprio nën hetime për zhdukjen 3.5 miliardë dollarëve

Leonardo Dicaprio është urdhëruar të rikthejë miliona dollarë të cilat supozohen se janë përdorur për të financuar filmin e tij “Wolf of Wall Street”. Gjithashtu raportohet se këto para të shpërdoruar i janë dhënë në mënyrë indirekte fondacionit të tij.

Departamenti i Drejtësisë është duke investiguar se ku kanë shkuar 3.5 miliardë dollarë të shpërdoruara nga pasuria e shtetit malajzian të financuara gjatë viteve 2009 dhe 2015, duke u cilësuar si një nga shpërdorimet më të mëdha në botë.

Në dokumentat e akuzës pretendohet se disa nga këto para kanë shkuar në xhepin e DiCaprio-s përmes filmit të tij dhe fondacionit. Pavarësisht se dokumentat prej 136 faqesh nuk është përmenduar emri i aktorit hollivudian, dyshimet shkojnë pikërisht tek Leonardo DiCaprio.

Jho Low, një biznesmen malajzian dhe partner i DiCaprio’s akuzohet se ka shpenzuar më shumë se 1 miliardë dollarë për veten e tij. Low akuzohet se i ka përdorur ato para për të blerë shishe shampanje tek një financues i fondacionit “Leonardo DiCaprio Foundation” për ditëlindjen e aktorit në 2013.

Riza Aziz, nipi i kryeministrit malajzian, akuzohet gjithashtu se ka marrë miliona dollarë nga fondi i quajtur “1MDB”. Aziz zotëror kompaninë e prodhimit të filmave “Red Granite Pictures”, i cili ka financuar filmin e DiCaprio-s, në 2013, “Wolf of Wall Street”.

“Bruno Manser Funds”, një organizatë bamirësie aktive në Malajzi, i ka kërkuar DiCaprio t’i rikthejë paratë e pista, duke shtuar se si një përfaqësues i Paqes së Kombeve të bashkuara ka si përgjegjësi të ndalë korrupsionin. /TC