Dobitë shëndetësore nga mjedra

Një filxhan me mjedra (rreth 123 gramë) përmban 64 kalori, 1.5 gram proteinë, 0.8 gram yndyrna dhe 15 gram karbohidrate (duke përfshirë 8 gram fibra dhe 5 gram sheqer).

Dobitë shëndetësore nga mjedra

Mjedrat variojnë në ngjyra, ku secila prej tyre ka një përbërje unike të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve. Nga një kupë me mjedra ju siguroni 54% të nevojave tuaja për vitaminë C, 12% për vitaminë K, 6% folat, 5% të vitaminës E, hekur dhe potassium dhe 41% të nevojave ditore për manganez, gjitashtu dhe vitamin B-6, calcium, magnez, zink dhe koper.

Mjedrat përmbajnë dhe antipoksiduesit alfa dhe beta-karoten dhe kolinë.

Fibrat dhe sasia e ujit tek mjedrat ndihmojnë konstipacionin duke e mbajtur të shëndetshëm traktin tretës, duke nxjerrë në këtë mënyrë jashtë toksinat.

Mendohet se mjedra ul rrezikun e obezitetit, diabetit, sëmundjeve të zemrës, si dhe përmirëson memorien, shkruan shëndeti.com

Mjedrat kanë antioksidantë shumë të fuqishëm që veprojnë kundër radikaleve të lira duke penguar rritjen e tumorit dhe uljen e inflamacionit në trup. Të njëjtat polifenole që mbrojnë zemrën nga sëmundjet e zemrës, gjithashtu ndihmojnë për të ngadalësuar zhvillimin e kancerit, të disa llojeve, duke përfshirë atë të ezofagut, mushkërive, gojës, mitrës, pankreasit, prostatës dhe kolonës.