Këngëtarja me famë botërore po merr urime nga fansat dhe kolegët nga e gjithë bota, e sigurisht, nuk ka se si të mungojë urimi nga nëna e saj, shkruan Gazeta Express.
Vera, e cila dihet se e thërret Ritën me emra përkëdhelës në shqip si ‘Rita Pita’, ose ‘Zog’, ka zgjedhur pikërisht këto emra për të uruar vajzën e saj në këtë ditë.
Vera ka shkruar në një fotografi ku Rita shihet në moshë të vogël: “Rita Pita, Happy HB zog, I love you so much !Enjoy Pheonix ????”, duke i uruar ditëlindjen e gjithashtu duke e uruar për suksesin në album që sapo ka publikuar.
Rita ka publikuar të premten albumin e saj të dytë shumë të pritur, ndërsa ajo nuk ka zhgënjyer aspak, pasi albumi po merr fjalë pozitive nga të gjithë dhe këngët tashmë kanë filluar të nxejnë vend edhe në top listat amerikane.