Ky është artisti që fitoi çmimin “Vokali më i mirë mashkullor”

Ky është artisti që fitoi çmimin “Vokali më i mirë mashkullor”

Sonte po mbahet finalja e festivalit “Kënga Magjike”.

Një çmim shumë i rëndësishëm që ndahet në këtë festival është edhe ai “Best male voice” apo “Vokali më i mirë mashkullor”, shkruan lajmi.net.

Këtë çmim e rrëmbeu këngëtari Mentor Haziri, i cili në këtë festival u paraqit me këngën “Më ke vra”.

Kujtojmë që “Vokali më i mirë femëror” në këtë festival u shpall Venera Lumani.