Ronela vlerësohet me çmimin “Performanca më e mirë”: Ia dedikoj babait tim

Ronela vlerësohet me çmimin “Performanca më e mirë”: Ia dedikoj babait tim

Ronela Hajati është njëra prej artisteve që këtë vit po merr pjesë në festivalin “Kënga Magjike”.

Ronela Hajati në këtë festival nuk ka se si të largohet pa një trofe në duar.

Ajo u vlerësua me çmimin “Performanca më e mirë”, me këngën “Vuj”, e cila ka marrë komente pozitive nga publiku.

E emocionuar pasi pranoi këtë çmim, këngëtarja tha se këtë trofe ia dedikon babait të saj.

“Ia dedikoi babait tim, është hera e parë që nuk e kam në këtë skenë. Shpresoj që të bëhem sa çereku i tij”, tha ajo.