Rozana Radi: Është çmimi më i mirë që kam marrë gjatë gjithë karrierës

Rozana Radi: Është çmimi më i mirë që kam marrë gjatë gjithë karrierës

Rozana Radi këtë vit ishte në mesin e artistëve pjesëmarrës në festivalin “Kënga Magjike”, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë u mbajt finalja e këtj festivali, në të cilin këngëtarja arriti të marrë një çmim shumë të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për çmimin e kritikës, për të cilin ajo u shpreh shumë e lumtur, duke e cilësuar si çmimin më të rëndësishëm që ka marrë në karrierën e saj.

“Artisti punon ne jete per dy gjera; ta vleresoj publiku dhe kritika. Une sot kam marre tre cmime, dashurine e publikut, vleresimin e kritikes dhe mrekulline e kenges magjike. Cmimi i kritikes eshte cmimi me i mire qe kam marre gjate gjithe karrieres sime artistike”, ka shkruar ndër të tjera Rozi.

Kujtojmë që këngëtarja u paraqit në “Kënga Magjike” me projektin “Kur përfundon një dashuri si kjo e jona”.