A është gati muzika rep të përfaqësojë femrat?

A është gati muzika rep të përfaqësojë femrat?

Muzika hip-hop është një lloj pasqyre, që reflekton dhe shpesh edhe zmadhon dështimet e ndryshme kulturore. Përderisa lëvizjet si #MeToo dhe #TimesUp bëjnë thirrje për mundësi dhe barazi, muzika rep nuk duket që përfaqëson këto ideale.

Mbështetja e grave me ngjyrë, mbetet në vend numëro, përderisa abuzuesit mburren dhe nderohen.

Në vitin 2014, studiuesi Erik Nielson pyet se “Kur do të pranojmë që hip-hop definohet si muzikë që mohon zërin femëror dhe prespektivën?”

Zhanri, një prej atributeve të të cilit definohet prej mënyrave se si personat e shtypur diskutojnë eksitencën e tyre, ka dështuar tragjikisht për të siguruar të njëjtën hapsirë dhe entuziazëm për gratë me ngjyrë, shkruan TheNewYorker.

Në hip hop-in e 2018-tës gratë nuk po presin të njihen. Për herë të parë prej fillimit të mileniumit, artiste si Lil’Kim, Da Brat, Eve, Trina dhe Rah Digga ishin në toplistat e Billboard për kategorinë Top R&B/Hip-Hop Albums chart.

Kjo periudhë mund të konsiderohet si periudha ku femrat vlerësohen në rep muzike, një moment ku ato fitojnë vendin e tyre në platformën e hip hop-it si zhanri më popullor dhe më i fuqishmi.

Femrat në rep janë duke patur një moment sfidues, por ende nuk është koha për ta deklaruar fitoren. Nëse rep-i është platforma ideale artistike për tu shprehur, nuk duhet vetëm të reflektojë por të tregoj për jetën e shumështresore të grave me ngjyrë. Duhet të ofrojë platforma për shprehjen e përvojave të tyre të jetuara, pa domosdoshmërinë e shitjes së diçkaje, apo të qenit kompas moral i kulturës, ose përgjigje ndaj seksizmit dhe racizmit.

Sidoqoftë, këto femra nuk janë duke pritur për leje. Paaftësia ose padëshira për të parë turma grash me ngjyrë, dhe për të dëgjuar muzikë që tregon përvojën e këtyre grave, limiton mundësinë për të parë potencialin e vërtetë të tyre dhe të historisë së tyre.

Studiuesja feministe Joan Morgan ka thënë : “E vërteta nuk mund të gjendet në zërin e ndonjë reperi, por në kombinimin e shumicës.”

Dhe femrat e kësaj muzike janë duke na udhëhequr drej një zhanri apo një botë që i përngjan më së afërmi asaj drejt së cilës ne gjakojmë.