I nxori mesazhet dhe videon komprometuese, Rina bën për pesë pare Baby G-në

I nxori mesazhet dhe videon komprometuese, Rina bën për pesë pare Baby G-në

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, Rina Balaj sulmoi reperen Baby G, duke shprehur hapur mendimin e saj se ajo duket të hiqte dorë nga muzika.

Momentin kur Rina qëllon foton e Gordanës, kjo e fundit e publikoi në profilin e saj në Instagram, duke e quajtur Rinën fanse dhe armike njëkohësisht. Baby G i nxorri Rinës mesazhet ku ajo i shkruante vazhdimisht, një video ku Rina e përqafonte, si dhe i përmendi një palë pantallona të cilat reperja nuk ja kishte kthyer.

“Mund të jetë dikush edhe armik edhe fans? me vjen keq pse e ke ul aq posht Onrecords asgje me shume! Nga ana ime ka vetem fakte dhe me sill xhinset e mia.”- shkruante Baby G.

Mirëpo, postimeve të saj Rina i është përgjigjur me një video live në Instagram, ku sqaron gjithçka dhe mohon çdo fjalë të Baby G. Rina shprehet se ka thënë hapur mendimin e saj për Gordanën dhe se askush nuk mund ta detyrojë të pëlqejë dikë.

“Nuk kam qenë asnjëherë fansja e saj. Kur ka bërë ajo muzikë, unë kam qenë duke u marrë me muzikë artistike, diçka pak më lart sesa muzika që e bën ajo. Nuk kam urrejtje sepse nuk kemi pasur asnjë problem asnjëherë. Thjesht unë kam shprehur mendimin tim që është një artiste që s’ja vlen me u marrë me të, nga ana e muzikës. Sa për videon duke e përqafuar, atë e kam bërë për fansat e Baby G. Fansat e saj më kanë kërkuar mua të përqafoj Baby Gnë kur ajo është në live. Ajo ka ndodhur vetëm për nder të fansave. E kisha lutur të mos i bëjë unsend mesazhet në Instagram se e pashë që i kishte bërë screenshot mesazhet me mua. Kishte nxjerrë vetëm të miat. Nuk jam femër e tillë që ti bie kaq poshtë për tu marrë me dikë, sidomos me femra, se femrat e kanë në shpirt. Nuk mundet me ju heq ajo e folura.”- është shprehur reperja.

“Për jeans-at që i ka përmendur, që nuk e di as si ka mundur t’i përmendi, asaj i kanë pëlqyer shumë disa pantallona të shkurtra që i kam pas veshur dhe më ka kërkuar ti provojë se i pëlqenin. Unë si njeri i mirë ja kam dhënë. Dhe normal për të mos dalë zhveshur, duhet ti merrja një palë pantallona asaj. Ato pantallona ja kam kthyer prej kohësh, në studio i ka pasur, por ç’të bëj që ajo është shumë e pakujdesshme në këtë aspekt, për t’i mbledhur rrobat e saja.”- ka përfunduar Rina.