Receta për festa: Salmon i skuqur me gjalpë, shparguj dhe vezë të zier

Receta për festa: Salmon i skuqur me gjalpë, shparguj dhe vezë të zier

Festat po afrohen e bashkë me të edhe përgatitjet e shumta. Një recetë e pregatitur në mënyrë të përsosur që përpos që është ushqyese, do të ju jap mundësi të shumta për ta servuar bukur. Shpargujt kombinohen me shijen e salmonit të gatuar në këtë mënyrë.

• Fileta salmoni
• Shparguj të gjelbër
• Verë e bardhë
• Sallatë e gjelbër
• Rukola
• 1 kokërr vezë

Përgatitja:

Pastroni mirë nga cipat shpargujt. Vendosini në tigan në zjarr të ulët dhe shtoni vaj ulliri, kripë e piper të zi.

Kthejini me delikatese në faqe të ndryshme dhe kur shpargujt të kenë marrë pjekje të mirë shtoni rreth gjysmë filxhan kafeje me verë të bardhë për të bërë shuarjen e tyre.

Kur vera të ketë avulluar plotësisht fikeni sobën. Ndërkohë në një tigan tjetër kemi vendosur fileta salmoni me pak gjalpë të skuqet në zjarr të ulët.