
Pas dy ditë konkurrimi intensiv në Festivalin e ’57 të këngës në RTSH, i cili zhvillohet në “Pallatin e Koncerteve” në Tiranë, janë përzgjedhur 14 këngët finaliste të natës së tretë.
Juria pranoi se kjo ishte një zgjedhje e vështirë pasi gati të gjithë konkurrentët dhe këngët e tyre ishin në një nivel të lartë. Përfundimisht këngët finaliste janë:
Jonida Maliqi
Artemisa Mithi & Febi Shkurti
Lidia Lufi
Marko & Imbro
Orgesa Zaimi
Bojken Lako
Elton Deda
Eliza Hoxha
Gjergj Leka
Soni Malaj
Klinti Collaku
Alar Band
Dilan Reka
Eranda Libohova