Majk zbulon sekretin që bashkon ish të dashurat e tij të fundit

Majk zbulon sekretin që bashkon ish të dashurat e tij të fundit

Majk është një nga reperat më të njohur shqiptarë dhe veç muzikës ai është mjaft i përfolur dhe për jetën e  tij private, kryesisht lidhjet e dashurisë. I ftuar në emisionin “NIN” Majk ka folur pë herë të parë për ish të dashurat e tij dhe ka zbuluar një sekret.

I pyetur për emrin e të dashurës së fundit reperi tha me shaka që nuk e mbante mend. Por pas insistimit të moderatorit për shkronjën e parë ose të fundit të emrit, ai tha duke qeshur: “Katër të fundit i kam pas me të njëjtën shkronjë…”

Pas kësaj u nënkuptua se të dashurat e tij kanë patur shkronjën e  parë “M”. Dy tashmë janë mjaft të njohura edhe për publikun shqiptar, Majlinda Zeka nëna e djalit të tij dhe Melita Nushi, me të cilën reperi i dha fund lidhjes pak muaj më parë.