Gjatë një interviste për BBC aktorja e njohur Angelina Jolie nuk ka përjashtuar mundësinë për të qenë pjesë e garës për në Shtëpinë e Bardhë. Nëse ajo do të fitonte do " />

Angelina Jolie drejt futjes në politikë

Angelina Jolie drejt futjes në politikë

Gjatë një interviste për BBC aktorja e njohur Angelina Jolie nuk ka përjashtuar mundësinë për të qenë pjesë e garës për në Shtëpinë e Bardhë. Nëse ajo do të fitonte do të ishte aktorja e dytë që merr këtë post pas Ronald Reagan.

Një e ardhme në politikë për Angelina Jolie, ndoshta në garë për në Shtëpinë e Bardhë.

Nuk mund të përjashtohet. Aktorja prej vitesh e impenjuar në fushata sociale, gjatë një interviste për BBC nuk përjashtoi mundësinë për të qenë pjesë aktive e politikës. Pra presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të jetë një aktore.

Nga ana tjetër një aktor në krye të Shtëpisë së Bardhë, nuk është risi, pas presidencës së Ronald Reagan.

Në intervistën e saj të gjatë Jolie u shpreh se shkonte kudo që kishte nevojë për të edhe pse nuk e dinte nëse ishte e përshtatshme për politikën.

Më pas duke iu referuar rolit të saj si e dërguar speciale e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët dhe impenjimet si aktiviste për të drejtat e njeriut, Jolie u shpreh se ishte e aftë të punonte dhe me qeveritë dhe me ushtarët.

Në fund e ngacmuar nga prezantuesi i cili e përmendin si një nga 40 emrat që mund të garojnë për Shtëpinë e Bardhë nga radhët e demokratëve, ajo nuk e përgënjeshtroi, por vetëm falënderoi intervistuesin.