
Tara i ka dhuruar diçka shumë me vlerë mamit të saj.
Është periudhë festash dhe gëzimi dhe dhuratat ndonjëherë janë mënyrë shumë e mirë për të shprehur mirënjohjen dhe dashurinë për ata që kemi afër.
Këtë e ka bërë edhe Tara, vajza më e madhe e Teuta Krasniqit.
Teuta ka treguar me anë të një postimi dhe ajo ka pranuar si dhuratë një bluzë, në të cilën shihet i qëndrisur portreti familjar i tyre, shkruan Gazeta Express.
Në të janë Teuta me bashkëshortin Adonisin, e gjithashtu Tara dhe vajza më e vogël e familjes, Kaia.
Teuta është e martuar me Adonisin, ndërsa Tara është fëmija i saj i parë që e ka me ish-bashkëshortin, këngëtarin Blero Muharremi.