Dokumentar për “Rolling Stones”

Kanë filluar xhirimet e një dokumentari për grupin muzikor britanik “Rolling Stones”

Dokumentar për “Rolling Stones”

Xhirimet e “The Rolling Stones Ole Ole Ole!, përfshinë një udhëtim përmes Amerikës Latine”, të cilat  janë realizuar në periudhën shkurt-mars. Filmi me regji të Paul Dugdale ndërthur pamje të koncerteve në Peru, Kolumbi, Brazil e gjetkë me intervistat e realizuara me pjesëtarët e grupit, fansat dhe menaxherët që po planifikonin ndërkohë edhe koncertin falas në Kubë, njofton Tch.

“Ishte një nga ato raste kur shkruhet historia, e dini, një mënyrë për t’u hapur ndaj njerëzve. Ishte gjë shumë e mirë për ne, padyshim, por më shumë rëndësi pati për ata”, ka thënë Ronnie Ëood.

Grupi ‘Rolling Stones’ u krijua në Londër në vitin 1962, tre vjet pasi rebelët mjekroshë të Fidel Kastros rrëzuan qeverinë e atëhershme pro-amerikane të Kubës./Insajderi.com