Të shtunën në mbrëmje, i ftuari i parë për vitin 2019 në “Xing me Ermalin” do të jetë kryeministri Edi Rama. Në videon promo të emisionit, shihet Edi Rama në çdo moment në shtëpinë tij, teksa Mamaqi përpiqet të ironizojë me “kur do flasim”, një nga pyetjet më të shpeshta të Ramës gjatë protestës së studentëve.
E gjitha kjo nuk është pritur mirë nga opinioni publik, duke e konsideruar Ermalin si “lëpirës” të qeverisë. Njerëz të njohur kanë bërë statuse të ndryshme duke thënë se Mamaqi është një instrument në duart e politikanëve, të cilët e përdorin për të mbuluar bëmat e tyre.
“Një humorist që pranon t`i shërbejë pushtetit është vetëm një klloun oborri,”- shkruan sociologu Ergys Mërtiri, në statusin e tij në Facebook, referuar Ermal Mamaqit.
“Një foto banale, qindra meme, mijëra komente: ju mendoni se po talleni me Ramën, kur në fakt është Rama që po tallet me ju”, shkruan Hasimja
Ermal Mamaqi, dikur i këndonte qytetit të tij dhe kritikonte çdo keqqeverisje, ashtu siç arti në fakt duhet të bëjë. Në do iu rikthejmë edhe njëherë në kujtesë këngën ” Ma kthe qytetin tim”, një bashkëpunim me Olsen. Dhe që vinte në dukje transformimin e qytetin e Tiranës. Atëherë, Ermali ishte një i ri i apasionuar pas aktrimit dhe muzikës dhe pa lekët që ka sot, ku dhe bënte art të vërtetë, politiko.al
Por tani, emisioni i tij është kthyer në studion e ‘qokave’ politike dhe bën humor dhe ironi me më të dobëtin dhe jo me qeveritarët e politikanët.