Beqaria po e mbyt Bebe Rexhën. Këngëtarja me famë botërore ka disa kohë që deklaron se askush nuk i dhuron puthje duke treguar se ka 4 vite që është beqare.
Por duket se nuk po e shijon më këtë dhe ka nevojë urgjente për të pasur një partner në krah.
Me anë të postimit në Twitter, ka bërë me dije se është gati për martesë duke i bërë thirrje burrit të ardhshëm që ta gjejë.
“Për burrin tim të ardhshëm: Të lutem eja dhe më gjej sa më shpejt. Të dua!,”- shkruajti këngëtarja.
Më parë, ajo deklaroi se ka marrë ngacmime nga meshkuj të martuar, por ata nuk hynë aspak në preferancat e Bebes