Çfarë po “lyp” Marina Vjollca në ceremoninë e Golden Globes?!

Çfarë po “lyp” Marina Vjollca në ceremoninë e Golden Globes?!

Bukuroshja e njohur e ekranit Marina Vjollca prej disa ditësh po na e bën zili të gjithëve, me pushimet në Las Vegas së bashku me bashkëshortin e saj, Getoarin.
Çifti duken të apasionuar pas udhëtimeve në vende të veçanta të botës. Dhe në fakt ku ka më mirë sesa të udhëtosh dhe të jesh pjesë e një evenimenti të rëndësishëm siç ishte Golden Globes 2019.

Prezantuesja e njohur përmes disa postimeve në Instastory na ka treguar se mbrëmjen e kaluar ka ndjekur nga afër këtë ceremoni nw Beverly Hills, California. Se nga ku nuk na e ka bërë të qartë, thjesht ka publikuar edhe një video teksa priste në radhë me Hugh Grant, aktorin e famshëm Hollywood-an. Me siguri Marina dhe Geti e kanë shijuar shumë këtë eksperiencë që të gjithë e ëndërrojmë për ta parë nga afër Golden Globes.