Granit Xhaka bëhet romantik

Granit Xhaka bëhet romantik

Ai është ndër futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës nga Londra, Arsenal e gjithashtu të kombëtares së Zvicrës.

Kështu, Graniti ka shumë ndjekës e përkrahës nga e gjithë bota.

Mirëpo, në një ditë të rëndësishme për të dhe gruan e tij, Leonitën, ai ka zgjedhur të shkruajë fjalë të bukura në gjuhën amëtare, shkruan Gazeta Express.

Përvjetori jonë është më i rëndësishëm se çdo ditë. Unë festoj dashuria ime, për ty dhe të dua në çdo moment. Ndihem shumë me fat që të kam, dhe uroj që shpirti yt të jetë gjithë jetën i mbushur me lumturi! Uroj më të mirat e kësaj bote sepse dashuria që më jep më ka bërë më të fortë e më të lumtur. Uroj me gjithë dashurinë time që ditët e tua të jenë vetëm me diell, sepse në ato me shi, dielli yt do të jem unë. Gëzuar pervjetorin e 4❤????Te Dua Zemra Jem❤”, janë fjalët që ka zgjedhur Graniti të urojë përvjetorin e tij me bashkëshorten.