Para dy ditësh, reperi i njohur Mozzik ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto të shkrepur në një prej studiove më të famshme në Gjermani, ku shkruante:
“Ftyra jem kur m’pysin a ka me kon edhe qeky vit i joti a? Flasin muajt që po vinë!”
Por postimi i Mozzik duket se nuk është mirëpritur nga një tjetër artist i famshëm, DJ Blunt.
Në një video të postuar në Instastory që duket qartazi që i dedikohet reperit, Blunt shprehet:
“Po i dëgjoj disa repera duke thënë ‘2019-ta do të jetë e imja.’ Kur të hipësh këtu në majë (duke iu referuar gishtit të mesit)!”