Victoria Beckham pre e bullizmit në fëmijëri

Victoria Beckham pre e bullizmit në fëmijëri

Sot është një ndër femrat që adhurohet për mënyrën sesi e mban veten dhe sesi e kuron look-un e saj.

Por Victoria Beckham nuk ka qenë gjithnjë kështu. Kur ishte fëmijë ajo ndihej në siklet për paraqitjen e saj dhe madje ka pasur edhe akne në fytyrë, si në foton e mëposhtme.

Victoria i kërkonte të atit që të mos e çonte në shkollë me makinën e tij Rolls Royce, por ta linte të zbriste pak më poshtë. I ati i saj ishte një inxhinier elektronik.

Ajo gjithashtu ka treguar se e tallnin shumë:

“Fëmijët merrnin gjëra dhe më gjuanin. Dhe unë vetëm qëndroja aty, vetëm. Askush nuk ishte me mua. Nuk kisha shokë dhe shoqe”.

Ndoshta kjo është arsyeja përse ajo ia doli të jetë më e mira sot./ Insajderi.com