Vajzat shqiptare po mahnitin botën me talentin e tyre. Kësisoj është edhe Siera Mollakuqe, 17-vjeçare e cila pritet të jetë zëri tjetër shqiptar që do ta mahnitë botën.
Ajo jeton në Los Angeles, ndërsa së fundmi ka publikuar këngën në përkrahje të vajzave viktima të dhunës seksuale nga R’Kelly, shkruan Insajderi.
Lajmin për Insajderin e kanë bërë të ditur familjarët e saj ndërsa Siera është në përfundim të albumit të saj të parë në Revolver Studios në LA.
Më poshtë ju sjellim këngën e Sierës me titull “Enough”./ Insajderi.com