Diss-i i Taynas në këngën e re ndaj deputetit Haxhi Avdylit

Diss-i i Taynas në këngën e re ndaj deputetit Haxhi Avdylit

Rep artistja, Tayna ka publikuar këngën e re të titulluar “Ring Ring”. Në këtë këngë artistja ka thumbur deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli lidhur me censurimin e këngëve.

Në mesin e vargjeve të kënduara nga Tayna, thotë se i ka dal punë të merret edhe me politikë, shkruan Gazeta Insajderi.

“Më dul punë në politikë po promovjë abetare qe një motivim qe një temë sociale”, është thumbimi i Taynas ndaj deputetit Avdyli.

Deputeti Avdyli në Komisionin për Shëndetësi kishte këruar që të ndalohet promovimi i këngëve ku përmendet droga dhe njëra nga këngët që hyri menjëherë në listë ishte ‘Columbiana’, nga këngëtarja Tayna. /Insajderi.com