Pak para martesës, kjo është këshilla që i jep Shkurte Fejza të bijës

Pak para martesës, kjo është këshilla që i jep Shkurte Fejza të bijës

Gresa Behluli, vajza e madhe e këngëtares Shkurte Fejza po martohet këtë vit, e hic më larg se në muajin mars.

Por para se të martohet, e ëma do i japi ca këshilla se s’bën!

Të ftuara në Prive në një intervistë  Gresa dhe Shkruta si nënë e bijë, i kanë bërë pyetje njëra tjetrës.

E ishte Gresa ajo që e pyeti se cfarë këshille do t’ia japë para se të bëhet nuse…

“Të uroj nga zemra të gjitha të mirat e kësaj bote e dashtë Zoti që cdo gjë e bukur që është në këtë jetë të takon ty. Ka një këshillë që mund ta them dhe uroj që ti ta bartësh me vete kudo që shkon. Cdo gjë që bën bëje me dorë në zemër, respektoje vjehrrën sepse me respekt e mirënjohje e lartëson veten”, i ka thënë e ëma Gresës.