Nesër në Duplex Premium – Krejt bashkë për Egzonin dhe Valonin

Nesër në Duplex Premium – Krejt bashkë për Egzonin dhe Valonin

Mc Kresha, Lumi B, Majk, Onat, S4mm, Lluni, Dj Dagz, Dj Pm, Dj Escoman, në Duplex Premium vijnë këtë të mërkurë me qëllim bamirësie, shkruan Insajderi.

“Krejt bashkë për Egzonin e Valonin!”, është motoja e cila do të mbledhë artistët vendor shumë të dashur për publikun kosovar dhe gjithë të hyrat do të dedikohen për shërimin e tyre.

Dy ditë parë Vitit të Ri, Egzoni dhe Valoni shokë nga Prishtina kishin pësuar një aksident trafiku. Të dytë nga ajo kohë e deri më tash janë duke u trajtuar në spitale të ndryshme.

Të dy familjet janë duke kërkuar ndihmë për djemtë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe lajmeve nëpër media.

Më 20 shkurt të gjithë në Duplex Premium për Egzon Kryeziun dhe Valon Qelën./ Insajderi.com