Xhenxhefili – 5 vlerat shëndetësore të konfirmuara nga shkenca

Xhenxhefili – 5 vlerat shëndetësore të konfirmuara nga shkenca

Xhenxhefili është një antioksidant i fuqishëm që pastron trupin nga helmet. Aleat në kurimin e shqetësimeve në stomak, kundër inflamacionit, stimulon qarkullimin e gjakut, hollon gjakun, lehtëson dhembjet e muskujve dhe lufton infeksionet e brendshme

Përveçse është një erëz e domosdoshme kundër problemeve gastrointestinale, kjo bimë është e pasur me veti antioksidante dhe e varfër në kalori. Përballë shtimit të sëmundjeve, dhe në disa raste edhe të disa sëmundjeve njëherësh në një person, disa ushqime mund t’i kthejmë në aleat të shëndetit. Duke nisur që me një erëz të cilën duhet ta bëjmë patjetër pjesë të gatimeve dhe tryezës sonë. Pasi me përgatitjen e produkteve ushqimore me këtë xhenxhefilin ndihmojnë trupin në parandalimin e disa sëmundjeve dhe mbajmë trupin të shëndetshëm.

Zvogëlon dhimbjet muskulore

Një studim i kryer në vitin 2015, publikuar në revistën “Phytotherapy Research” ka evidentuar se si marrja e 4 gramë xhenxhefili për 5 ditë rresht, tregon se si zvogëlon shfaqjen e dhimbjeve muskulore edhe pas aktivitetit fizik, duke mbështetur kështu teorinë se xhenxhefili mund të ndihmojë shërimin e muskujve pas aktivitetit fizik.

Zvogëlon rrezikun për sëmundje kardiake

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Nutrition”, shtimi i rreth 4 gramë xhenxhefil në gatimet tona (rreth 1 apo 2 luge kafeje), zvogëlon me 8 për qind rrezikun për hipertension dhe me 13 për qind sëmundjet e enëve të gjakut. Sipas studiuesve, kjo mund të shpjegohet me faktin se xhenxhefili reagon si një lloj ACE-inibitore, duke ndihmuar kështu në uljen e tensionit të gjakut, pa harruar se kjo bimë është gjithashtu e pasur me polifenole, një lloj antioksidanti me vlerë të spikatura mbrojtës e zemrës.

Lufton obezitetin

Obeziteti është një kusht patologjik që mund të rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetin e tipit 2, megjithëse xhenxhefili nuk mund të konsiderohet si një ilaç magjik për humbjen e peshës, një studim shkencor i kryer në vitin 2017 ka evidentuar vlefshmërinë e saj në parandalimin e shtimit të peshës sepse do të ishte në gjendje të shtypte oreksin dhe të rriste konsumin kalorik.

Parandalon diabetin

Si obeziteti, edhe diabeti i tipit 2 po rritet, por edhe në këtë rast xhenxhefil mund të jetë një aleat i shkëlqyer. I njëjti studim i kryer në vitin 2017, i publikuar në botimet e përvitshme të Akademisë së Shkencave të Nju Jorkut, zbuloi se kjo erëz e fuqishme mund të përmirësojë ndjeshmërinë e insulinës, duke ndihmuar kështu për të parandaluar rrezikun e pre diabetit.

Lehtëson dhimbjet e ciklit

Për shumicën e vajzave dhe grave ditët me cikël janë të dhimbshme dhe të parehatshme. Sikurse e kanë shpjeguar studiuesit, në studimin e publikuar nga “Journal of Alternative and Complementary Medicine”, 250 miligramë xhenxhefil pluhur, të marra në formën e kapsulave, ato janë një trajtim efektiv të paktën sa ibuprofeni për të lehtësuar dismenorrea.