Sot – Dita Ndërkombëtare e Vajzave

Sot – Dita Ndërkombëtare e Vajzave

Sot është Dita Ndërkombëtare e  Vajzave.

11 tetori është përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dedikuar vajzave.

Gjatë kësaj dite organizohen ngjarje për të diskutuar rreth sfidave me të cilat përballen vajzat.

Në të kaluarën edhe në Kosovë ka pasur aktivitete për ta shënuar këtë ditë.

Dita e Vajzave

Në Kosovë, papunësia besohet të jetë problemi kyq edhe për vajzat.

Pos kësaj edhe diskriminimi gjinor është prezent, referuar pretendimeve të organizatave për të drejtat e grave në vend. /Insajderi.com